Newcastle është në pole position për Niklas Sule, mbrojtësi i Bayern Munich, kontrata e të cilit me bavarezët është afër skadencës.

Sipas Sport Bild, lojtari gjerman duket se është një nga objektivat konkretë të klubin anglez për sezonin e ardhshëm, aq sa përfaqësuesit e tij kanë nisur kontaktet me bardhezinjtë.

Për Sule, gjithmonë sipas Bild, interesohet edhe Chelsea dhe në këtë moment nuk ka asnjë negociatë për rinovimin e tij me Bayern-in.