Banka Qendrore e Turqisë mbrëmë ka kryer transaksionet e para me lira digjitale, shkruan gazeta “Huriet”, duke cituar një kumtesë të Bankës Qendrore.

Si pjesë e fazës së parë të punës së projektit Lira digjitale turke, me sukses kanë përfunduar transaksionet e para të pagesave.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023, banka do të vazhdojë me ato pilot-studime që realizohen bashkë me palët e interesuara në sferën e teknologjisë”, thuhet në kumtesën e Bankës Qendrore.

Në vitin 2023 pritet që një numër i madh i bankave turke dhe kompanive të teknologjisë financiare t’i bashkohen platformës së krijuar të lirës digjitale.