Lajmi i javës ka qenë sigurisht ai i shitjes së Newcastle te fondi saudit që kryesohet nga princi Bin Salman.

Shitja e klubit të Premier League për më shumë se 300 milionë sterlina ka patur një ndikim të madh në futbollin britanik dhe për të interesuarit direkt.

Siç ka bërë të ditur The Sun, ish-presidenti i Magpies, Mike Ashley, e ka festuar shi tjen e klubit me disa miq.

Në çfarë mënyre? Në stil të vërtetë anglez, duke pirë për pesë orë radhazi.

The Sun ka zbuluar se Ashley ka qëndruar në një lokal në qendrën e Sohos, në Londër, ku ka pirë birra pa fund.

Por, ajo që ka shkaktuar më shumë bujë, ka qenë bakshishi prej vetëm 5 eurosh i lënë nga ai…