Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, një person tjetër me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën, ku më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës.

Policia thotë se viktima ka arrit të ikë nga vendi i ngjarjes, më pas është paraqitur në Stacionin Policor.

Policia ka bërë të ditur se njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, është intervistuar dhe iu është sekuestruar një revole dhe një karikator.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dje në mesditë.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori i shtetit si dhe është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Armë mbajtje pa leje”.