Një person është therur me thikë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës – ku është bërë e ditur se një grua në vetëmbrojtje ka therur me thikë një burrë.
Raporti i Policisë;
Ferizaj 15.03.2023-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ndërsa viktima në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit.
Të njëjtit, pasi kanë pranuar tretmanin mjekësor, në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/