Sot rreth orës 21:00 në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, në lokalin e muzikës live të njohur si “Amsterdam”, se ka pasur të shtëna me armë automatike.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali në kushte anonimiteti kanë treguar se para hapjes së lokalit një person ka hyrë në lokal me armë automatike dhe ka shtënë disa herë. Pas të shtënave ai është larguar dhe për këtë rast është njoftuar dhe Policia

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja e bredha të shkrepura, si dhe janë evidentuar dëmtime edhe në tavanin e lokalit. Fatbardhësisht edhe pse kishte së paku dy persona në lokal, lëndime nuk ka pësuar askush.

Burimet e Sinjalit thonë se i dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe së shpejti pritet arrestimi i tij.

Sinjali ka kontaktuar rreth orës 22:00 edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë deklaruar se nuk posedojnë informacione lidhur me rastin.