ERLING HAALAND! Gjuetari i rekordeve dhe ai qe sot ka shkruar nje faqe historie per Manchester City. Sepse ne fakt norvegjezit i jane dashur vetem 54 minuta qe te shenoje tri gola ndaj Wolves qe rezistoi vetem 40 minuta kur sulmuesi gjeti me koke golin e avantazhit ne minuten e 40-te te pjeses se pare.

Pas pushimit, vetem 5 minuta kaluan dhe serish sulmuesi i transferuar nga Dortmund gjeti golin me penalltine e fituar nga Gundogan dhe me pas do te arrinte te linte serish gjurmen e tij kete here me nje asist perfekt brenda zone nga Mahrez.

Tashmë ka katër hattrick këtë sezon për Erling Haaland – sezoni i tij i parë në Premier League. Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në shtëpi në një sezon të vetëm në Premier League për Man Cityn sesa Erling Haaland, i cili ka 18 gola në 11 paraqitje në Etihad Stadium këtë sezon (me shume se Sergio Agüero në 2011-12).

Erling Haaland ka shënuar hat-trickun e tij të katërt në Premier League vetëm në paraqitjen e tij të 19-të, duke thyer rekordin e Ruud van Nistelrooy (hat-triku i katërt në ndeshjen e 65-të).

4 – Erling Haaland has scored his fourth Premier League hat-trick in just his 19th appearance, breaking Ruud van Nistelrooy’s record (fourth hat-trick in 65th app).

19 – Erling Haaland

65 – Ruud van Nistelrooy

81 – Luis Suárez

86 – Alan Shearer

89 – Robbie Fowler

Playground. pic.twitter.com/4rg2aHuP7a

— OptaJoe (@OptaJoe) January 22, 2023

Kevin De Bruyne ka dhënë më shumë asistime në të gjitha garat këtë sezon se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës (16), me shtatë nga këto asistime që rezultojnë me gola të Erling Haaland. Praktikisht, nje makineri Haaland dhe me nje ekip qe i lejon te shrpehet ashtu si deshiron…

GOLI I PARE – VIDEO

GOLI I DYTE – VIDEO

GOLI I TRETE- VIDEO