Ai është njëri nga artistët shqiptarë që ka krijuar një karrierë të bujshme profesionale.

Bëhet fjalë për reperin nga Shqipëria, Noizy, i cili njëherësh gëzon përfitime të shumta në bazë të asaj që ka realizuar ndër vitesh.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) duket se i ka bërë një dhuratë super luksoze vetes, një veturë të tipit ‘Lamborghini’.

Këtë së fundmi e ka bërë të ditur në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Emri i saj është Alfa”, ka shkruar ai krahas postimit.

Në një tjetër postim, ylli ka publikuar edhe një bisedë me të atin nga i cili pranoi mesazhin: “Ok ok kujdes dhe e gëzofsh”.


Siç shihet, kjo veturë kap vlerën e afro 300 mijë eurove.

Sido që të jetë, reperi shquhet për një sërë hitesh që ka ka krijuar në mesin e tyre edhe bashkëpunime me disa emra të njohur.