Nuk kishte shënuar akoma në këtë sezon dhe sigurisht që po bëhej problem, si personalisht ashtu edhe për ekipin. Po flasim për Son dhe Tottenhamin e tij që mundi Leicester 6-2 të shtunën.

Pikërisht lojtari i Koresë së Jugut ka qenë protagonist me një hat-trick. Mënyra më e mirë për të kapërcyer një periudhë të vështirë për sa i përket realizimeve.

Në BBC Sport, futbollisti i Spurs ka rrëfyer emocionet e tij duke treguar se ka ndjerë peshën e mungesës së golave në këtë fillim të sezonit.

“Nuk mund ta besoja kur shënova”, tha Son. “Të gjitha zhgënjimet dhe ndjenjat negative që kisha u zhdukën, nuk lëvizja dot, kështu që mbeta i palëvizur.

“Tre gola? Kjo më bëri vërtet të lumtur. Futbolli ndonjëherë është i çmendur. Ndonjëherë topi nuk dëshiron të hyjë në portë. Kam mësuar shumë në këtë periudhë të vështirë.

“Më duhet të punoj shumë çdo herë që të kem shanset e mia për të shënuar. Këta janë tre gola të mrekullueshëm dhe unë jam vërtet krenar për ta”.