Ish-mbrojtësi i Manchester United i bëri komentet pas eliminimit të Manchester City nga Champions League në duart e Real Madridit, javën e kaluar. Evra tha se Guardiola nuk dëshiron liderë në ekipin e tij dhe kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të dështojnë në kompeticionin elitar të Evropës.

Guardiola u informua për analizat e Evra në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Wolverhampton Wanderers dhe duhej të përgjigjej. 51-vjeçari tha: “Unë nuk dua personalitetet në ekip? Epo, nuk jam dakord, Patris! Unë nuk luaj. Më duhen personalitete dhe lojtarë të mirë për të fituar në fushë, përndryshe nuk do të jemi …

Unë nuk e lexova, nuk e dija çfarë paska thënë ai. Si trajner kam pasur lojtarë të mirë dhe të jashtëzakonshëm në të kaluarën, qoftë te Barcelonë, qoftë te Bayern Munich, edhe këtu. Mund të jap një listë të mirë për sa i përket personalitetit dhe karakterit të tyre.

Shumica prej tyre kanë fituar Kupat e Botës, Kampionatin Evropian, Liga Kampionesh dhe kampionate kombëtare. Ndoshta Evra ka të drejtë, ose ndoshta ai po bën nxehjen për t’u rikthyer te Manchester United, për të punuar atje.

Ndoshta ka një shans të mirë tani. Mirë, Patrice, nëse do të ishim bashkë do t’ju tregoja personalitetin dhe karakterin e lojtarëve të mi, edhe të atyre që kam tani, absolutisht”.

Evra gjithashtu krahasoi City me Paris Saint-Germain, duke shtuar se lojtarët shkojnë aty vetëm për pagat e majme dhe jo për lavdinë. City aktualisht është në krye të Premier League, në rrugën e duhur për të fituar titullin e katërt në pesë vite.

Liverpool është sfiduesi më i afërt, teksa lojtarët e e Jurgen Klopp fituan dje 2-1 ndaj Aston Villa, për t’u barazuar me pikë. Sidoqoftë, skuadra e Guardiolës do ta luajë ndeshjen e vet sot, kundër Wolves. Nëse fiton, shkon sërish 3 pikë përpara “Reds”.