Jesse Lingard ka jetuar momente me të vërtetë të komplikuara gjatë periudhës së kaluar te Manchester United, dhe në veçanti mes 2019-ës dhe 2020-ës kur i është dashur të përballej me depresionin dhe zakonet e këqija.

Për The Guardian, sulmuesi aktual i Nottingahm Forest ka rrëfyer eksperiencën e tij dhe se si, edhe falë izolimit nga pandemia e Covid, ka arritur ta kalojë momentin e vështirë.

“Ka qenë e vështirë në atë moment, që ka zgjatur për muaj të tërë: nuk doja të luaja për shkak se kisha frikë se do të dëmtohesha. Nëse luaja ndihesha sikur nuk ekzistoja: doja të ndalesha plotësisht, të arratisesha nga kontrolli. Sepse nëse humb një top rritet menjëherë presioni”, ka thënë Lingard.

“Isha me pilot automatik: doja vetëm të kthehesha në shtëpi, të ulesha dhe të pija pak. Nuk doja të dilja dhe të pija diçka, por të pija para se të bija në gjumë… aty kam kuptuar se isha në një situatë të keqe.

“Po të mos kishte qenë izolimi për shkak të pandemisë nuk e di se në çfarë situate do të isha tani, sepse më duhej ajo periudhë pushimi për të rifituar vetëdijen dhe të kuptoja atë që po shkonte keq. Ka qenë një pikë kthese. Edhe fakti që nuk jam grumbulluar në Europian ka qenë një moment negativ, duke parë se prisja të isha”.

Për këtë temë delikate, sipas Lingard, flitet pak: “Shumë persona vuajnë nga depresione në futboll, duke parë se është një sport që të lodh shumë në aspektin psikologjik”.