11 Janar 2022
15:45

Denis Hakanaj

Kontrata e Mohamed Salah do të skadojë në qershorin e vitit 2023, por në muajt e fundit janë bërë disa hapa përpara në negociatat me Liverpool-in.

“Dua të qndroj, por nuk varet vetëm nga unë. Është në duart e tyre: e dinë se çfarë dua, nuk po kërkojë gjëra të çmendura”, ka thënë egjiptiani për GQ.

“Kur kërkon diçka dhe e di se kërkesat e tua mund të pranohen… Kështu duhet të jetë, sepse do të dëshmonin se e vlerësojnë atë që ke bërë për klubin.

“Jam këtu pre 5 vitesh. E njoh shumë mirë klubin, i dua tifozët dhe ata më adhurojnë. Drejtuesit e njohin situatën, është gjithçka në duart e tyre”.