Nicolo Barella këtë verë pritet të jetë ‘peshku i madh’ për tu kapur nga Florentino Perez i cili po e sheh italianin si zëvëndësuesin e Luka Modric.

Për shkak të problemeve financiare Inter mund të detyrohet ta shesë atë dhe do nënkuptonte një çlirim ekonomik për kampionët e ri të Serie A-së.

Neroazzurëve ai i kushtoi 40 milionë euro plus bonuset ndërkohë që tani i ka vënë një çmim prej 60-70 milionë eurosh, shifër të cilën Perez është e gatshme ta paguajë.

Nga presidenti spanjoll ai vlerësohet si zëvëndësuesi i denjë për Luka Modric dhe ka vendosur ti bëj një ofertë duke i rritur ndjeshëm edhe pagën prej 2.5 milionë eurosh që aktualisht merr tek Interi