OVK ka filluar të aplikojë një formë tjetër të anëtarësimit dhe regjistrit të të dhënave për anëtarët e saj, atë përmes formës elektronike – databazës (Bazës së të dhënave).

OVK, u ka mundësuar anëtarëve të saj, që të anëtarësohen online qoftë përmes kompjuterit, celularit apo iPad-it, etj.

Personi i parë i regjistruar është kryetari, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve që të regjistrohen. “

“Presim që të kemi të dhëna precize lidhur me anëtarësinë tonë. Përveç anëtarëve aktual të cilët do të ri regjistrohen, ftoj të anëtarësohen edhe anëtarë të rinj, meqë OVK është e hapur për të gjithë”, tha Sinani.