Presidenti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjendja e mjedisit në Kosovë është alarmante.

Sipas tij, “përmbytjet e njëpasnjëshme ndodhin vetëm për shkak të ndryshimit të dhunshëm të ekosistemit të shkaktuar vetëm nga njeriu”.

“Prerja e pamëshirshme e pyjeve, shkatërrimi i shtretërve të lumenjve (eksploatuesit e paligjshëm të zhavorrit), mbushja e përrenjve dhe kanaleve me mbeturina, mbushja e pocetave dhe vijave të qarkullimit të ujrave, janë vetëm disa nga shkaqet e përmbytjeve të dhunshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook, të dielën.

“Jam i bindur se proaktiviteti dhe vullneti i mirë i autoriteteve komunale dhe qendrore do të ndalonte degradimin e matutejshëm të mjedisit. Ne nuk kemi të drejtë të abuzojmë me mjedisin. Mjedisi është një dhuratë nga Zoti në të cilin ne mund të jetojmë, të përdorim të mirat e tij, por jo ta shkatërrojmë atë”.

“Ne duhet ta ruajmë mjedisin dhe ta lëmë të paktën në gjendjen në të cilën e kemi gjetur nëse nuk mund ta përmirësojmë ate. Ruani mjedisin ju lutem”, ka përfunduar ai. /Express