“Binance” pësoi një goditje deri sa rregullatorët në Hong Kong dhe Lituani lëshuan paralajmërime rreth këmbimores së kripto-valutave.

Të enjten rregullatori i letrave me vlerë të Italisë, ”Consob”, paralajmëroi se ”Binance” nuk ishte i autorizuar të ofronte shërbime investimi, ndërsa në qershor Autoriteti i Sjelljes Financiare ndaloi këmbimoren të funksiononte në Britani, përcjell Klankosova.tv.

Një zëdhënës i ”Binance” tha se faqja e saj në internet nuk funksiononte nga Italia dhe se njoftimi i ”Consob” nuk kishte asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet e tij.

“Ne marrim një qasje bashkëpunuese në punën me rregullatorët dhe ne i marrim shumë seriozisht detyrimet tona të pajtueshmërisë,” shtoi ai.

Me vëzhgimin e sektorit të kriptovalutave në rritje në të gjithë botën mes shqetësimeve për mbrojtjen e konsumatorit dhe përdorimin e monedhave dixhitale për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale, autoritetet muajt e fundit i kanë drejtuar gishtin ”Binance”.