Në shkurt, Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West, por duket se ata mbajnë ende lidhje shumë të ngushta, duke çuar në zëra se ish-çifti mund t’i ndalojë planet e divorcit. Të premten, u panë duke u larguar nga një restorant së bashku, pastaj hynë në një makinë bashkë me miqtë e tyre.

Dyshja dyshohet se ka pasur një ndarje miqësore dhe të dy po bashkëpunojnë për të qenë prindër të mirë për North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kanye nxiti thashethemet se ai dhe ish-partnerja mund të ktheheshin bashkë gjatë një koncerti të prezantimit të albumit “Donda”, ku Kardashian u shfaq me një fustan nusërie dhe dukej se po “martohej përsëri” me artistin. Megjithatë, një burim i brendshëm i tha US Weekly se ata nuk janë bashkë, reperi thjesht po “stilon ende” Kim.