Florian Bieber, profesor i shkencave politike dhe ekspert i Ballkanit në Universitetin e Grazit, ka bërë të ditur se nga Samiti i BE’së nuk ka asgjë konkrete për Ballkanin Perëndimor, as liberalizim të vizave për Kosovën.

Bieber ka bërë të ditur se nga Samiti i sotëm mes BE’së dhe vendeve të Ballkanit nuk ka asnjë lajm të mirë për këtë regjion sa i përket integrimit në BE.

Biber ka thënë se s’ka liberalizim të vizave për Kosovën e as bisedime për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai tutje ka thënë se nuk ka as status të kandidatit për Barosnin dhe Hercegovinën.

Ndërsa ka shtuar se kjo nuk është mënyra për të treguar se Ukraina dhe Moldavi ka një të ardhme në Europë.

Postimi i plotë:

Nuk ka bisedime për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Nuk ka liberalizim vizash për Kosovën

Nuk ka status kandidat për Bosnje dhe Hercegovinë

Nuk ka demokraci në Serbi.

Asnjë përparim me Malin e Zi.

Kjo NUK është mënyra për të treguar Ukraina dhe Moldavia se ata kanë një të ardhme europiane.

No accession talks with 🇲🇰🇦🇱

No visa liberalisation for 🇽🇰

No candidate status for 🇧🇦

No democracy in 🇷🇸

No progress with 🇲🇪

This is NOT the way to show 🇺🇦🇲🇩 that they have an 🇪🇺 future.

— Florian Bieber (@fbieber) June 23, 2022