Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e Big Brother Vip, kjo për shkak të eliminimit të tij të premten e kaluar. Ish banori i BBV ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në instagram.

Ishte Donaldi ai që e nxori në nominim duke e çuar në garë me të edhe Ilirin. Gjatë transmetimit të së premtes Meridiani u përplas me fjalë të rënda me Balina Bodinakun, opinionisten e BBV.

Ndaj nuk iu shpëtoi pyetjeve lidhur me sherrin që e patën së bashku. “Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?, ishte pyetja që iu adresua ish banorit.

Ndërkohë Meridiani e konsideroi Balinën si fanse të tij në bazë të përgjigjes që i japi. “Nuk kam komente për fansat!”, përgjigjet Meridiani.

Përveç Balinës, Meridiani ka pasur edhe një përplasje të fortë në rrjtete sociale me Romeo Veshaj, pas akuave të tij dhe fjalëve të rënda për Donaldin dhe Beatrixën.

Një tjetër banore që sulmohet herë pas here nga Meridiani, është edhe Einxhel po ashtu, e cila s’ka pasur thuajse fare kontakte me të brenda shtëpisë.