Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka darkuar së bashku më kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe familjet e tyre.

Rama ka publikuar një fotografi teksa shihet pranë gruas së tij dhe fëmijëve ndërsa përballë tij është i ulur kryetari i partisë poashtu me familjen e tij të ngushtë.

“Pas aktiviteteve të ngjeshura, u takuam bashkë me familjet tona, për ta përmbyllur ditën së bashku me më të dashurit tonë, që na japin mbështetje përherë”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Përparim Rama ka mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës në rundin e dytë të zgjedhjeve.