Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, ka thënë se përgjegjësinë për numrin e aksidenteve me fatalitet në Kosovë e ka Qeveria e Kosovës.

Deda ka thënë se institucionet përkatëse nuk kanë dhënë asnjë reagim mbi numrin e vazhdueshëm të aksidenteve.

“I kemi 5 të vdekur për një javë, është fat i keq për Kosovën dhe asnjë institucion nuk ka reaguar”, ka thënë Deda.

Sipas tij, Institucionet e Kosovës nuk janë të përgaditura ngase nuk kanë krijuar institucione përkatëse për raste të tilla. Ai ka thënë se Kosova ka profesionistë të kësaj larmie mirëpo, këta të fundit nuk janë në vendin e duhur.

“Kosova ka profesionista por njerëzit e duhur nuk janë tek vendi i duhur. Aty janë personat që shohin paranë dhe jo profesionalizmin”, ka shtuar ai në RTV Dukagjini.

Ndër të tjera, Dedaj ka thënë se Kosova nuk i plotëson kushtet për patentë shofer.