Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka folur për samitin e Ballkanit Perëndimor me BE që do të mbahet nesër.

Ai tha se nga ajo që ka parë, agjenda është 95 për qind për Ukrainën dhe vetëm 5 për qind për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ajo që ai ka parë, ai tha se është pikëlluese rëndësia që po i jepet Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.“Këshilli i Evropës e ka humbur vëmendjen. Nuk po arrin ta gjejë forcën dhe vullnetin që të merret me Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca në ATV.