Mjekët e Qendrës Kryesore të Klinikës Familjare në Podujevë, tashmë një muaj kanë nisur aksionin për vaksinimin e nxënësve llapjanë, kundër gripit sezonal.

Ky aksion do të përfshijë të gjithë nxënësit, derisa do të bëhet me ekipe mobile.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se sot ka përfunduar vaksinimi i maturantëve të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”.

Njoftimi i plotë:

Tashmë një muaj jemi duke kryer vaksinimin kundër gripit sezonal me ekipa statike dhe mobile dhe nga dje kemi filluar me ekipa mobile për vaksinim të rregulltë të nxënësve të klasëve të para, gjashta dhe maturantëve.

Pamje nga vaksinimi në SHME”Isa Boletini”.

Faleminderit stafit për diciplinën,përkushtimin dhe profesionalizmin!