Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy automjete të ngarkuar me dru në dy raste të ndara në fshatra të Podujevës, raporton .

Sipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Repë ku është konfiskuar një traktor i ngarkuar me dru, këto të fundit, dyshohet të jenë vjedhur.

“Fsh. Repë, Podujevë 07.05.2022 – 07:05. Është ndaluar vozitës mashkull kosovar, pasi që në traktor kishte të ngarkuar 3.1 m3 dru, që dyshohet që janë të vjedhura. Drunjtë janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shko në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Rasti tjetër, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në fshatin Bajçinë.

“Fsh. Bajqin 07.05.2022 – 00:40. Është ndaluar vozitës mashkull kosovar, pasi që në kamion kishte të ngarkuar 11 m3 dru, pa dokumentacionin përkatës. Drunjtë janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shko në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.