Cristiano Ronaldo nuk ka humbur kohë.

Portugezi, në fakt, ka siguruar trofeun e tij të parë pas kthimit në Angli.

Sulmuesi i Manchester United është zgjedhur si lojtari i muajit shtator në Premier League.

Ish-ylli i Juventus ka shënuar tre gola në po aq ndeshje të luajtura në kampionatin anglez dhe e ka fituar këtë çmim për herën e pestë në karrierë.

Ronaldo ka mposhtur konkurrencën e Joao Cancelo, Antonio Rudiger, Allan Saint-Maximin, Ismaila Sarr dhe Mohamed Salah.