Arsenali beson te Champions dhe tani eshte ne pole position per te siguruar vendin e katert ne renditje. Skuadra e Artetas, në takimin ndaj Leeds, fitoi me shifrta 2-1, teksa skuadra mike mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ayling që në minutën e 27-të.

“Topçinjtë” shënuan dy gola të shpejtë që në fillimin e takimit. Nketiah shënoi dopietë brenda 5 minutave, 5’ dhe 10’. Skuadra e Leeds edhe pse luajti pjesën më të madhe të takimit me një lojtarë më pak, gjeti rrugën e rrjetës në minutë e 66-të me Llorente.

Tashme me +4 pike nga Tottenham dhe 3 jave nga fundi, Arsenalit i falet edhe nje humbje dhe dy fitore ose dy barazime dhe nje fitore per te arritur ne destinacion. Sakaq, u luajt edhe ndeshja tjeter per mbijetese.

Në përballjen mes Leicester City dhe Everton, skuadra mike arriti të rrëmbente 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi të besuarit e Frank Lampard arritën të fitonin me shifrat 2-1.

Golin e avantazhit për Everton e shënoi Mykolenko 6’, teksa në minutën e 11-të u barazuan shifrat, pasi Daka vendosi baraspeshën. Për t’i dhënë sërish avantazhin të besuarve të Lampard shënoi Holgate në minutën e 30-të, teksa do të ishte edhe goli i një fitoreje të madhe për skuadrën e tij, në garën për mbijetesë. Me këtë fitore Everton shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 16-të, vetëm 1 pikë më shumë se Leeds që u mposht nga Arsenali.

West Ham “shfryu” nervat e eliminimit nga Europa League te skuadra e Milot Rashicës, pasi “hammers” fituan me poker ndaj Norwich. 3 gola arriti të shënonte West Ham në pjesën e parë ku rrugën e rrjetës e gjetën Benrahma 12’ dhe 45+, Antonio 30’, ndërsa për të vulosur fitroren 4-0 mendoi Lanzini në minutën e 65-të.