Pas barazimit ndaj Tottenham, Liverpool është kthyer direkt te suksesi në Premier League dhe ka arritur të marrë një fitore të vlefshme që ndoshta mban ende pak ndezur shpresën e fitimit të titullit…

Në minutën e tretë Aston Villa ka befasuar “The Reds” me një gol nga ana e Luiz. Por festa e tyre nuk zgjati shumë pasi në minutën e gjashtë Matip barazoi shifrat. Pjesa e parë u mbyllë me rezultatin e barabartë 1-1m një rezultat mëse i drejtë pasi të dyja ekipet patën një performancë të ngjashme.

Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të Liverpoolit, ku madje në minutën e 65-të kolumbiani Diaz asistoi për Mane dhe senegalezi nuk gaboi përballë portës.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Manchester City, ku të dy kryesuesit mbajnë nga 86-të pikë mbi shpinë, por Manchester City ka në favor ndeshjet direkte

Pjesa e dytë ishte në favor të Liverpoolit edhe pse u desh te vinte minuta e 65′ qe kolumbiani Diaz (vendimtar kete gjysmen e dyte te sezonit) asistoi për Mane dhe senegalezi nuk gaboi përballë portës.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Manchester City, ku të dy kryesuesit mbajnë nga 86-të pikë mbi shpinë, por Manchester City ka në favor ndeshjet direkte dhe skuadra e Guardiola-s ka nje ndeshje per te luajtur, ndaj Wolves neser.