Rikthimi i Chelseat në fitore përkoi me nënshkrimin e Mykhailo Mudryk, i cili u prezantua në Stamford Bridge i sapoardhur nga Shakhtar. Pas ndeshjes, trajneri i bluve, Graham Potter, donte të thoshte disa fjalë për ukrainasin, gati për t’u bërë faktor për skuadrën e tij:

“Nuk duhet të habiteni kurrë nga merkato, sepse ndonjëherë ndodhin gjëra që nuk mund t’i prisni. Mudryk është i ri, ai ka një të ardhme të shkëlqyer. Ai është i mirë në një me një, sulmon nga prapa dhe gjerë, por ai është gjithashtu i mirë para portës.

Është emocionues, mendoj se tifozëve do t’u pëlqejë. Do të përpiqem të mbështesin atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mezi pres të punoj me të. Nëse do të jem këtu për të gjithë kontratën e tij, tetë vjet e gjysmë, të gjithë do të jemi të lumtur!”

Operacioni, kujtojmë, i kushtoi Chelseat rreth 100 milionë euro vetëm për çmimin e lojtarit! Pas njoftimit zyrtar si blerja më e re e Chelsea, anësori ukrainas i sulmit të “bluve”, Mykhailo Mudryk ka dhënë dhe deklaratën e parë për klubin, ku foli për faqen zyrtare të Chelsea.

A word with the new man! 🎤 pic.twitter.com/cRBbaS8wkj

— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 15, 2023

Mudryk u shpreh tepër i lumtur, që ka nënshkruar me një klub të nivelit të “londinezëve” dhe në veçanti u shpreh se është në pritje të takimit me shokët e skuadrës dhe teknikun Graham Potter.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar për Chelsea. Ata janë një klub i madh, në një ligë fantastike dhe me një projekt shumë tërheqës për mua në këtë pikë të karrierës sime. Unë jam i emocionuar për të takuar shokët e rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nga Potter dhe stafi i tij.”,- u shpreh Mudryk, në deklaratën e tij

He’s our guy! 🔵 pic.twitter.com/lkqLcHn3oX

— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 15, 2023

Por, pse 8 vite e gjysme kontrate? Sigurisht, ka shume mister rreth kesaj por ka nje te vertete te madhe! Chelsea per t’i shpetuar Fair Play Financiar perdor nje strategji ndryshe tashme: bind lojtaret me rroga te medha, sepse Mudryk do te fitoje 7.5 mln euro ne sezon qe shkojne 9 me bonuse, duke amortizuar investimin me keste qe zgjasin shume vite dhe ne kete rast per Mudryk investimi do te sheshohet ne gati 9 vite qe jane praktikisht 10 mln euro ne vit!