Fanat e serialit televiziv të HBO, “Game of Thrones” tani mund të shikojnë imazhet e para zyrtare nga parathënia e ardhshme “House of the Dragon”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Seriali i ri bazohet në librin e George R.R Martin “Fire & Blood” dhe mbulon historinë e House Targaryen rreth 300 vjet para historisë në “Game of Thrones”, sipas një njoftimi për shtyp nga HBO.

“Game of Thrones” është një seri jashtëzakonisht e suksesshme e cila tregon historinë e betejës për fronin e hekurt të shtatë mbretërive të Westeros.

“House of the Dragon” do të dalë në vitin 2022, tha HBO.

Në serial do të interpretojë Emma D’Arcy si Princesha Rhaenyra Targaryen, e cila është fëmija i parë i lindur i mbretit Viserys. D’Arcy më parë është shfaqur në seritë televizive “Truth Seekeers” dhe “Hanna”.

Matt Smith, i njohur më shumë për shfaqjen në “The Crown” dhe “Doctor Who”, do të luajë trashëgimtarin e fronit Prince Daemon Targaryen, vëllai i vogël i Mbretit i cili njihet si një luftëtar i ashpër.

Lord Corlys Velaryon, i njohur si “Gjarpri i Detit”, do të interpretohet nga Steve Toussaint, i cili më parë është shfaqur në “Prince of Persia” dhe “Judge Dredd”. House Velaryon është një linjë gjaku valiriane e vjetër sa House Targaryen.

Olivia Cooke do të interpretojë Alicent Hightower, “gruaja më e hijshme në shtatë mbretëritë”, sipas HBO. Cooke më parë u shfaq në “Sound of Metal” dhe “Vanity Fair”.

Karakteri i saj është vajza e Otto Hightower, i cili do të interpretohet nga Rhys Ifans, më i njohur për rolet në “The Amazing Spider-Man” dhe “Notting Hill”.

CNN dhe HBO ndajnë të njëjtën kompani mëmë, WarnerMedia.

Regjisori Martin po punon gjithashtu në një shfaqje skenike “Game of Thrones” për të ngritur suksesin e serialit televiziv.

Në mars, Martin i tha Hollywood Reporter se po zhvillon një shfaqje drejtpërdrejt në skenë për Broadway, West West dhe Australia për të shpresuar të debutojë më 2023. /Lajmi.net/