Janë publikuar pamjet e Diego Maradonës në një shtrat me një vajzë 16-vjeçare e cila ka kohë që e ka akuzuar legjendën e futbollit se e ka mbyllur atë në një hotel, e ka droguar me kokainën dhe e ngacmoi duke e prekur te gjoksi i saj.

Mavys Alvarez, nga Kuba, shihet e pakëndshme në videot intime që janë realizuar në vitin 2000 në fillim të lidhjes së tyre të supozuar trevjeçare, shkruan DailyMail.

Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare vitin e kaluar, mbajti kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit.

Videot e tjera, të marra nga gazeta spanjolle “Infobae”, tregojnë bashkëpunëtorët e Maradonës në dhomë.

Akuzat kanë nxitur një rast trafikimi njerëzor kundër rrethimit të ikonës së ndjerë dhe kanë hedhur një hije mbi atë që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë.

Alvarez, tani 37 vjeçe, kohët e fundit theu heshtjen e saj duke treguar se si adoleshente fluturoi për në Argjentinë nga Kuba pa lejen e prindërve të saj kur ishte vetëm 16 vjeçe. Maradona ishte 40 vjeç.