Një tjetër super transferim nën regjinë e Paolo Maldinit.

Milan është rikthyer në top 4 pas fitores së djeshme ndaj Beneventos dhe Rosonerët janë të fokusuar te ndeshjet e mbetura për të siguruar kualifikim në Champions.

Rosonerët janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime në disa reparte, pas rënies së dukshme në formë në momentin me deçiziv të kampionatit.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës dhe bëhet fjalë për Lucas Vasquez.

Spanjolli do t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero dhe Maldini e ka bindur personalisht për projektin e Milanit.