Adriana Matoshi ka pak javë që e kaloi për së dyti herë në jetë sfidën me tumorin në tru.

Aktorja dhe Deputetja e shumë njohur dhe e dashur qdo ditë merë mbështetje nga familjarët ku në mesin e tyre nuk mungojnë as shoqëria dhe as kolegët, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, ka qenë aktori Ridvan Murati, i njohur si Qabi i serialit “O sa mirë”, i cili ka bërë një shkrim të veçantë për miken e tij.

Ai ka postuar një fotografi ku si duket kanë qenë duke darkuar së bashku e që në mbishkrimin e imazhit ai e quan Adrianën njeri më të fort se guri.

“Që thojnë njeri ma i fort se guri, qe ku e keni. Kjo motra jem edhe ma e fort se dy gurë është. Shëndet e lumturi tan jetën motër”, ka qenë shkrimi dhe urimi që i ka bërë ai.

Kujtojmë se, Matoshi ka disa javë që e kaloi me sukses operacionin ku e heqi tumorin nga koka i cili iu lajmërua pas 9 vitësh që e kishte kaluar, dhe tani duket se është në formë të mirë dhe po e merë vetën qdo ditë e më shumë.