Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19”, që është financimi shtesë ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se ky projekt kap vlerën prej 15 milionë eurove për luftimin e pandemisë COVID-19, raporton Zeri.info.


“Marrëveshja e financimit shtesë kap vlerën prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë e nënshkruar më 29 qershor 2020. Mjetet financiare do të destinohen si vazhdimësi e përgjigjes së pandemisë”, tha ndër të tjera Murati. /Zëri