QKUK pritet që shumë shpejtë të punësohen 15 infermierë si dhe katër teknik të rëntgenit.

Në kushtet për t’u pranuar në këtë institucion shëndetësor thuhet se infermierët duhet të jetë të kualifikuar me shkollë të mesme e teknikën duhet ta kenë të kryer nivelin bachelor.

Infermierët e punësuar do të kenë koeficientin 4,8, ndërsa kandidatët e pranuar si teknik të rëntgenit do të kenë koeficientin 5,4 – me nga 40 orë pune në javë.

Aplikimi fillon nga data 21 nëntor deri më 29 nëntor 2022.

Duke klikuar KËTU mësoni detajet tjera të konkursit.