Banorë të rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj i kanë vënë bashkërisht në shitje shtëpitë e tyre.

Ky veprim vjen në kuadër të protestës së tyre kundër një ndërtimi që po bëhet në lagje, e për të cilin thonë se është i paligjshëm.

Ka disa muaj që banorët e kësaj rruge po tregohen të zëshëm për hallin që e kanë.

Në fotografitë e mëposhtme shihen shtëpitë e tyre që bartin njoftimet se janë për t’u shitur.