Jo vetëm Cavani: në konferencën për shtyp Ralf Rangnick, menaxheri i Manchester United, trajtoi edhe çështjen Anthony Martial, duke konfirmuar se do të përpiqet të përmbushë dëshirat e tij për të luajtur më shumë me një lamtumirë në janar:

“Unë mund ta kuptoj, ai dëshiron të largohet në luajmë me më shumë rregullsi diku tjetër.

Por ne gjithashtu duhet të shohim se cilat klube janë të interesuara për të dhe nëse ata plotësojnë kërkesat tona. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”

Sakaq një tjetër futbollist që mund të largohet është Lingard, për të cilin interesohet Ëest Ham duke qenë se në sezonin huazim te “Hammers”, sulmesi i krahut shënoi shumë gola dhe ishte kryesor në aksionet dhe asistet fituese për ekipin londinez.