Ai nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester United, ndaj lamtumira në fund të sezonit duket thuajse e sigurt. Situata e Paul Pogba, e treguar nga “L’Équipe”, flet për një lojtar që e nisi vitin 2022 ashtu siç e kishte përfunduar 2021-shin, në tension me klubin e tij.

Ai ende nuk i është bashkuar grupit për stërvitje dhe trajneri Ralf Rangnick e paralajmëroi hapur: “Nuk do të them se nuk ia vlen ta mbajmë. Megjithatë, lojtarët duhet të duan të luajnë për një klub të madh si Manchester United. Nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë në një afat të mesëm apo të gjatë, nuk mendoj se ka kuptim ta bindim të ndryshojë mendje”.

Sipas prestigjiozes franceze, PSG është në rreshtin e parë për mesfushorin, i cili prej disa kohësh është ndjekur edhe nga Juve e Real Madrid.