Në puntatën e mbrëmjes së kaluar të “Për’Puthen Prime”, opinionisti Arjan Konomi dhe konkurrentja Alvisa Qarri u përfshinë në një debat.

Shkak për këtë u bë hyrja e re, djali i cili kishte qenë i dashuri i Alvisës për tre vite.


Debati degradoi në tone të ashpra, teksa opinionisti Konomi tregoi se s’kishte qenë prezent në Shqipëri gjatë kohës që djali i ri ishte përzgjedhur nga emisioni.

“Po të ishte ashtu siç ishte ti, unë këtu isha në produksion dhe thoja ‘futeni këtë djalin, mos e fusni atë pipiruckën atje’- u shpreh Arjani, ndërsa djemtë dhe Alvisa u ngritën të revoltuar nga vendet e tyre, duke ndërprerë emisionin.


Më vonë, Konomi i kërkoi ndjesë Alvisës duke u shprehur se nuk e kishte përdorur fjalën në kuptim të keq.

Sindi dhe Elvisi, dy ish-konkurrentët e “Për’Puthen 2” që kanë pasur shpesh përplasje me opinionistin, nisën thumbat dhe ironitë në rrjete sociale pas fjalës së Arjanit.

“Erdhët te fjala ime. Ja opinionisti juaj i dashur, i publikut shqiptar, për të cilin masakroni çdo personazh të mundshëm, përfshirë dhe mua, se zoti Arjan është në moshë dhe s’duhet të flasim keq por t’i tregojmë respekt dhe nëse na ofendon”, ka shkruar Sindi.

“Unë me Sindin pasi pamë këtë video (po lotoj miç)”- ka shkruar Elvisi.