23 Nëntor 2021
16:31

Denis Hakanaj

Eden Hazard, drejt një kthimi të bujshëm te Chelsea.

Sipas ABC, Real Madrid ka dëshirë ta shesë lojtarin në fundin e sezonit, por do të ishte i gatshëm ta largonte me huazim në janar.

Natyrisht, nëse Chelsea do ta dojë belgun në janar, do të duhet të pranojë detyrimin e blerjes, në mënyrë që ta bëjë të përhershëm transferimin në fund të sezonit.