Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly emëron veten si drejtor sportiv të përkohshëm pasi klubi konfirmon largimin e Marina Granovskaia… me miliarderin amerikan të emëruar gjithashtu kryetar i bordit. Todd Boehly është vendosur si drejtor i përkohshëm sportiv i Chelsea, pas konfirmimit të largimit të Marina Granovskaia.

Blutë kanë njoftuar se Granovskaia, e cila mbikëqyri rekrutimet e Chelsea nën ish-Roman Abramovich, do të ndjekë ish-kryetarin Bruce Buck në largimin nga klubi i “Stamford Bridge” si pjesë e ristrukturimit të hierarkisë së re drejtuese.

Bashkëpronari i ri Boehly është konfirmuar si kryetari i ri i klubit, por gjithashtu do të udhëheqë rekrutimet e Chelsea si drejtor i përkohshëm sportive, derisa të emërohet një zëvendësues i përhershëm, me menaxherin Thomas Tuchel gjithashtu të konfirmuar.

Chelsea do të vazhdojë ta telefonojë dhe konsultojë Granovskaia deri në mbylljen e merkatos së verës. Në një deklaratë, klubi tha se ajo ‘do të qëndrojë në dispozicion të Boehly dhe klubit për kohëzgjatjen e afatit kalimtar aktual’ për të ndihmuar Chelsean të ndjekë objektivat e tij, ku përfshihet edhe anësori i Manchester City, Raheem Sterling.

Krahas Boehly, bashkëpronarët Behdad Eghbali dhe Jose Feliciano të ‘Clearlake Capital’, Mark Walter, Hansjorg Wyss dhe Jonathan Goldstein po ashtu, janë emëruar të gjithë në bordin e ri të Chelsea. Atyre do t’iu bashkohen Barbara Charone, Lord Daniel Finkelstein dhe James Pade.

“Boehly” dhe “Clearlake Capital” duken të vendosur për të hequr vijën e regjimit të Roman Abramovich, me tre drejtuesit e lartë ekzistues, Buck, Granovskaia dhe shefi ekzekutiv Guy Laurence, të gjithë që largohen.

Largimi i Buck u konfirmua të hënën e kaluar, ai i Granovskaia pritej përpara njoftimit nga klubi të mërkurën. Granovskaia, në rolin e saj nën presidencën e Abramovich, ishte vlerësuar si ‘drejtoresha më e mirë e klubit të futbollit’.

Ekzekutivi i biznesit ruso-kanadez ka drejtuar efektivisht klubin çdo ditë. Sipas faqes së tyre të internetit, ajo ka ‘vepruar si përfaqësuese e pronarit në klub dhe në mbështetje të bordit të drejtorëve’ që nga ardhja më 2010.

“Sportsmail” zbuloi në fillim të kësaj jave se Buck dhe Granovskaia do të humbasin miliona në pagesat e bonuseve, pas largimit të tyre. Një pjesë e konsiderueshme e paketës prej 50 milionë stërlinash, sa është rënë dakord me “Boehly” për punën e tyre në shitje, ishte e lidhur me vazhdimin e tyre në “Stamford Bridge”, pas marrjes së kontrollit nga presidenca e re. Për këtë arsye, ato nuk do të paguhen plotësisht.

Buck dhe Granovskaia do të marrin ende miliona tarifa transaksioni nga pronarët e rinj, por shpejtësia e largimit të tyre nga klubi këtë javë ka befasuar shumë njerëz. Boehly dhe konsorciumi i tij kanë qenë praktikisht që nga përfundimi i blerjes së tyre dhe tashmë ishin të përfshirë në negociatat e transferimeve.

Puna e tyre e ardhshme do të jetë gjetja e një drejtori të përhershëm sportiv dhe emërimi i një shefi ekzekutiv. Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë larguar nga klubi, ndërsa Cesar Azpilicueta, Romelu Lukaku dhe Marcos Alonso mund të ndjekin të njëjtën rrugë.

Chelsea është lidhur me lojtarë si Sterling dhe Ousmane Dembele, ndërsa Jules Kounde mund të rekrutohet për të forcuar mbrojtjen.