Tottenham është kthyer në fushë për javën e 28-të të Premier League. Skuadra e Antonio Conte-s po luan në fushën e Southampton dhe është në kërkim të 3 pikëve për zonën Champions.

Southampton, nga ana tjetër, po zhvillon një sezon shumë të vështirë dhe është në luftë për mbijetesë, me vetëm 22 pikë të grumbulluara në 28 javë kampionat.

Richarlison crying as he comes off. #THFC pic.twitter.com/MZY0TzcOei

— TalkTHFC (@TalkTHFC__) March 18, 2023

Ndeshja ka nisur keq për skuadrën londineze që ka humbur një lojtar të rëndësishëm të ekipit. Richarlison, në fakt, është larguar nga fusha me lot në sy për shkak të dëmtimi pas vetëm pesë minutash.

Megjithatë, fundi i 45 minutave të para ka qenë më i bukur për miqtë, të cilët kanë arritur të gjejnë golin e avantazhit me Porro. Spanjolli 23-vjeçar ka marrë një asist të bukur nga Son dhe tundur rrjetën me një goditje të fuqishme.

SOUTHAMPTON-TOTTENHAM – GOLI I PORRO – VIDEO