8 Tetor 2021
15:33

Denis Hakanaj

Newcastle është gati të ndezë merkaton e dimrit dhe të kthehet në majat e futbollit anglez pas disa viteve të vështira.

Sipas The Sun, pronarët e rinj mund të vendosin të realizojnë menjëherë disa goditje të mëdha.

E përditshmja angleze ka shkruar se emrat e vënë në shënjestër nga bardhezinjtë janë Gareth Bale, Philippe Coutinho, Edinson Cavani dhe Keylor Navas.

Tifozët ëndërrojnë, por renditja nuk është shumë e mirë dhe nga ky  moment e deri në janar duhet të vijë kthesa, për t’u përqendruar më pas te përforcimet.

Ndoshta më një trajner si Antonio Conte.