Artistja Ronela Hajati fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Kështu, “Sekret” udhëton për në kontekstin muzikor “Eurovision”, në Torino.

Hajati ishte në garë të ngushtë me artistin, Alban Ramosaj, i cili ishte në festival me këngën “Theje”.

“Sekret” e Ronelës triumfoi, por me të bashkë “triumfuan”, kritikat.

Të shumtë ishin ata që nuk e pranuan Ronelën si të parën në festival.

Shumë nga komentet, thonin se kënga nuk ka fare tekst. Madje edhe ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Hersi Matmuja, ndau në Facebook këngën e Ronelës, ngjitur me mbishkrimin “Ku është kënga?”.

Për të gjitha këto, Ronela theu heshtjen dhe ka një përgjigje.

“Version për moralistët”, u shpreh Hajati.