Wayne Rooney si Cristiano Ronaldo.

Jo, nuk bëhet fjalë për futboll. Bëhet fjalë për një problem jashtë fushë me të cilin është përballur në fillim portugezi dhe tani anglezi.

Siç kemi mësuar disa javë më parë, CR7 ka qenë i detyruar të larohet nga vila e tij në fshat për shkak të deleve. Po, sepse këto kafshë që kullotnin afër banesës së pesë herë fituesit të Topit të Artë i kanë prishur qetësinë atij dhe familjes së tij.

Të njëjtin fat mund të ketë shumë shpejt edhe Wayne Rooney. The Sun, në fakt, ka bërë të ditur se Krishtlindjet e ish-sulmuesit mund të prishën nga komshinjtë që kanë ndërmend të krijojnë në fermën e tyre një gardh për plot 200 dele afër shtëpisë së trajnerit të Derby County-t.

Kjo familje që jeton afër shtëpisë së ish-yllit të Manchester United kanë marrë leje nga autoritet për të ndërtuar një vend të sigurt dhe të mbrojtur nga i ftohti i dimrit bagëtinë e tyre.