Rrahjet nuk kanë të ndalur në Podujevë, shkruan .

Një e tillë ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Bedri Bajrami”, afër shkollës ekonomike “Isa Boletini”.

Dy prej të përfshirëve kanë pësuar lëndime trupore, për çka është dashur edhe intervenim mjekësor, derisa janë arrestuar tre persona.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të moshës së mitur pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës së mitur. Lëndime trupore kanë pësuar të dyshuarit dhe viktima dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një kaçavidë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Duhet theksuar se edhe dy rrahje tjera kanë ndodhur ditë më parë në rajonin e Llapit. Një e tillë në qytet, kurse një tjetër në fshatin Kërpimeh. pati raportuar edhe për këto dy raste./