Vëllai i vogëlushit 8-vjeçar që u vra në mënyrë mizore nga Klodian Çalameni ka kërkuar dënimin ekstrem për autorin që i mori jetën të miturit.

Duke folur për emisionin “Me emër të hapur”, ai ka thënë se duhet të kthehet dënimi me vdekje.

“Çfarë të them, dua që të kthehet dënimi me vdekje, dua që të varet këtu, vetëm këtë dua”, u shpreh ai për gazetaren.

Vëllai në gjendje të rënduar emocionale, pa mundur të flasë me shumë detaje, ka treguar me pak fjali për ditën e fundit të jetës së Mateos.

“Po e kërkova në çdo vend, vajta mora biçikletën e atij monstrës te shtëpia të kërkoja vëllain, po ku ta dija unë që vëllanë tim e kishte ai, ku ta dija unë që vëllain tim e kishte vrarë ai? Në orën 9 e pashë për herë të fundit pastaj po haja bukë e dola ta kërkoja më vonë”, rrëfeu vëllai i të ndjerit. /Panorama/