Patrick Vieira është shkarkuar sot paradite nga detyra e trajnerit të Crystal Palace. Lajmin e konfirmoi vetë klubi londinez përmes një postimi në rrjetet sociale.

Skuadra e Palace renditet në vendin e 12-të në Premier League, vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Rezultatet e këtij sezoni nuk kanë qenë ato që priteshin për skuadrën e Crystal Palace, ndaj dhe erdhi shkarkimi i Vieira.

Rezultatet e muajve të fundit na kanë vënë në vështirësi në kampionat dhe menduam se është më mirë dhe e nevojshme që të kishim një ndryshim, për të patur më shumë shanse për të qëndruar në Premier League”, shkruan klubi.

Ende nuk është vendosur se cili do të jetë zëvendësuesi i Vieira, që ndodhej në drejtimin e Crystal Palace prej vitit 2021. Në karrierën e tij si futbollist, francezi ka luajtur me Milan, Arsenal, Juventus, Inter e Manchester City.

Crystal Palace Football Club can confirm that Patrick Vieira has left his post as First Team Manager.#CPFC

— Crystal Palace F.C. (@CPFC) March 17, 2023