Sot rreth orës 13:25, ka ndodhur një incident në qytetin e Kaçanikut. Atje dy persona kanë pësuar lëndime trupore për shkak se është rrëzuar një plloçë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se të lënduarit ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në Kaçanik, pastaj janë dërguar në Qendrën e Ferizajt.

“Në ora 13:25 ka ndodhur ky rast. Lëndime kanë pësuar 2 persona, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik, janë dërguar në Qendrën në Ferizaj, të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e ngjarjes”. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë është inspektoriati i punës. Rasti po hetohet”, tha Veseli për Sinjalin.