Fitch Ratings Inc, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit ka bërë një parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare.


Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Fitch, njoftoi se ka rishikuar në rritje me 1.5 % parashikimin për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7 %.


Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila thekson se “agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga  rindërtimi pas tërmetit, progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19, rënia graduale e papunësisë, rritja e konsumit privat, rritja e eksporteve, rritja e të ardhurave dhe rritja e investimeve kapitale”.


“Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5 % nga FMN dhe 4.5 % nga BERZH”, thekson Denaj. /ata