Në orët e mbrëmjes të së martës një autobus nga Kosova është aksidentuar në territorin e Serbisë.

IndeksOnline mëson se autobusi i aksidentuar është “Zhitia Tourist”.

Po ashtu, bëhet e ditur se në autobus në momentin e aksidentit ka pasur dhjetra udhëtarë të cilët kishin marrë rrugën për në Slloveni.

Sipas të dhënave të para, disa prej udhëtarëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore.